Lajme
Ilaçe të reja kundër sëmundjeve të rënda falë inteligjencës artificiale
Dy antibiotikë të rinj janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe mund të jenë efektivë kundër gonorresë dhe bakterit MRSA, të cilët deri tani kanë qenë rezistentë ndaj trajtimeve ekzistuese.
Këto ilaçe janë ndërtuar në nivel atomik dhe kanë treguar sukses në shkatërrimin e superbaktereve në testet laboratorike dhe tek minjtë. Megjithatë, para se të përdoren tek njerëzit, nevojiten hulumtime dhe prova të gjera klinike.
Ky zbulim është arritur nga studiuesit e Institutit prestigjioz të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), të cilët besojnë se inteligjenca artificiale mund të hapë një “epokë të artë” të re në zhvillimin e antibiotikëve. Sot, infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë mbi një milion viktima çdo vit në mbarë botën.
Shkencëtarët prej vitesh përballen me mungesë të antibiotikëve të rinj, ndërsa përdorimi i tepruar i atyre ekzistues ka ndihmuar bakteret të përshtaten dhe të bëhen më të forta. Për këtë arsye, ekipi i MIT analizoi miliona komponime kimike me ndihmën e AI-së, për të zbuluar substanca me potencial antibakterial.
Në kërkimet e tyre, ata testuan rreth 36 milionë përbërje, përfshirë edhe disa që ende nuk ekzistojnë natyrshëm. Inteligjenca artificiale u trajnuar me struktura kimike të njohura dhe të dhëna mbi efektin e tyre ndaj baktereve. Kështu, ajo mësoi të dallonte se si molekulat të përbëra nga elemente si karboni, oksigjeni, hidrogjeni dhe azoti ndërveprojnë me bakteret.
Ekipi ndoqi dy qasje: në njërën, AI identifikoi fragmente kimike të vogla (nga 8 deri në 19 atome) si pikënisje për zhvillimin e barnave; ndërsa në tjetrën, ajo krijoi kombinime të reja nga e para. Në të dyja rastet, inteligjenca artificiale eliminoi substancat e rrezikshme për njeriun dhe ato që ngjasojnë shumë me antibiotikët ekzistues.
Edhe pse rezultatet janë premtuese, shkencëtarët theksojnë se procesi i zhvillimit të mëtejshëm do të kërkojë kohë dhe mjete financiare të mëdha, dhe nuk është e sigurt nëse këta antibiotikë të rinj do të jenë të përshtatshëm për përdorim tek njerëzit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj Popullsia e Zvicra arriti në 9.1 milionë banorë në vitin 2025, ndërsa numri i personave mbi... -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni












