Lajme
Nga Maqedonia e Veriut në Zvicër: Histori migrimi
Shoqata Zusammen in Zuchwil nis një seri të re aktivitetesh kushtuar historive të migracionit, me temën “Auswandern aus Nordmazedonien in die Schweiz”. Takimi informues do të mbahet më 5 shtator 2025, ora 19:00, në Widitreff, Widistrasse 27, Zuchwil.
Në këtë mbrëmje, Fisnik Zyberi, me rrënjë familjare nga rajoni i liqenit të Ohrit, do të ndajë rrugëtimin e tij personal dhe kërkimin shkencor mbi emigrimin nga ky rajon drejt Zvicrës. Zyberi ka punuar si mësues në shkollën Pisoni në Zuchwil (2018–2021), ndërsa më pas ka kryer studime në histori dhe gjeografi, me fokus në migracionin nga Maqedonia e Veriut. Aktualisht ai ndjek studimet master në historinë e Evropës Lindore.
Qëllimi i serisë së re të aktiviteteve është të sjellë rrëfime të sinqerta dhe personale të migrantëve, por edhe perspektiva nga ekspertë të fushës së kërkimit, politikës dhe praktikës mbi migracionin, integrimin dhe shoqërinë. Organizatorët theksojnë rëndësinë e dialogut dhe bashkëkuptimit për forcimin e kohezionit shoqëror.
Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit, pa nevojë regjistrimi paraprak. Pjesëmarrja është falas, ndërsa në fund të takimit pjesëmarrësit do të ftohen në një aperitiv miqësor.
2025-09-02_Nordmazedonien_Zuberi
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Shtator 2025
- Ora19:00
- LokacioniWiditreff, Widistrasse 27, Zuchwil
- Data e përfundimit5 Shtator 2025 - 21:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













