Futboll
Ofensivë zvicerane për Leon Avdullahun
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) po bën përpjekje intensive për të bindur mesfushorin 21-vjeçar, Leon Avdullahu, që të përfaqësojë Zvicrën. Një delegacion i lartë i SFV-së, përfshirë presidentin Peter Knabel dhe përzgjedhësin Murat Jakin, vizitoi së fundmi Avdullahun në klubin e tij të ri, Hofenheajm, në Gjermani.
Kosova gjithashtu po e kërkon me ngulm lojtarin. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte takuar më parë me Avdullahun në Bazel, ndërsa një përfaqësues kosovar ishte i pranishëm në seancën e parë stërvitore të tij me Hofenheajmin.
Avdullahu mund të debutojë me Zvicrën në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Sllovenisë. Ekspertët e shohin atë si partner potencial të Ardon Jasharit në mesfushë, duke vazhduar traditën e dysheve të suksesshme si Xhaka/Frojler.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












