Lajme
Kriptovalutat pësojnë rënie, aksionet humbin vlerë
Tregjet financiare sot u përballën me një ditë të vështirë: kompanitë e lidhura me kriptovaluta shënuan rënie të ndjeshme, ndërsa edhe vetë çmimi i Bitcoin pësoi ulje të fortë.
Aksionet e shkëmbimoreve si Coinbase dhe eToro ranë mbi 5%, ndërsa Robinhood dhe Bullish humbën mbi 6% të vlerës. Më e goditura ishte kompania e investimeve Galaxy Digital, e cila ra deri në 11%, sipas të dhënave të CNBC, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, Bitcoin u ul me rreth 3%, duke zbritur pak mbi 113 mijë dollarë, ndërsa Ether ra mbi 4% duke u tregtuar afër 4100 dollarëve. Këto zhvillime pasuan pas rekordit të javës së kaluar, kur Bitcoin arriti gati 125 mijë dollarë.
Ekspertët thonë se investitorët sot janë larguar nga aksionet teknologjike – një sektor që vetëm javën e kaluar kishte përjetuar rritje për shkak të pritjeve mbi uljen e normave të interesit. Nasdaq Composite ra mbi 1%, i shtyrë nga humbjet e kompanive gjigante si Nvidia.
Shumë analistë shohin një lidhje të fortë mes lëvizjeve të aksioneve teknologjike dhe tregut të kriptovalutave, pasi të dy sektorët mbështeten në investime spekulative dhe lulëzojnë në periudha me norma të ulëta interesi.
Të gjithë sytë tani janë tek samiti i Rezervës Federale në Jackson Hole. Nëse kryetari Jerome Powell sinjalizon një politikë më të butë monetare, pritshmëritë janë që tregu i kriptovalutave të marrë sërish hov.
“Zakonisht, para se Powell të mbajë fjalimin, shohim shitje dhe marrje fitimesh”, shpjegoi Satraj Bambra, drejtor i shkëmbimores Rails. Sipas tij, çdo paqartësi nga FED-i e shtyn tregun drejt kujdesit dhe reduktimit të rrezikut.
Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje të përkohshme, aksionet e lidhura me kriptovalutat kanë parë rritje të fuqishme muajt e fundit, të ndihmuara nga futja e Coinbase në indeksin S&P 500, oferta publike e Circle, dhe kornizat ligjore të reja për “stablecoin”-et.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër














