Bota
Sa është kosto e luftës në Ukrainë
Kostoja e përgjithshme e luftës për Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin, ndihmën humanitare dhe humbjet ekonomike, vlerësohet të jetë rreth 700 miliardë euro
Teksa bisedimet transatlantike për të ardhmen e Ukrainës intensifikohen, një çështje del në pah, veçanërisht në deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump: cili shtet po paguan për luftën dhe sa?
Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, miliarda euro janë derdhur për të ndihmuar mbrojtjen e Kievit. Por kjo barrë financiare nuk është ndarë njëlloj mes vetë Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në nëntorin e kaluar, parlamenti i Ukrainës miratoi një buxhet ushtarak rekord prej 46 miliardë eurosh për vitin 2025. Në korrik, kjo shumë u rrit me 8.6 miliardë shtesë për të mbuluar kostot e personelit, blerjen dhe prodhimin e armëve. Në total, kjo përbën rreth 31% të PBB-së së Ukrainës dhe 67% të buxhetit qendror.
Për krahasim, Bashkimi Evropian ka shpenzuar rreth 72 miliardë euro për mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës nga viti 2022 deri në vitin 2024, një shumë që përbën rreth 0.3% të PBB-së së bllokut për çdo vit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 57.3 miliardë euro për të njëjtën periudhë, apo 0.08% të PBB-së së SHBA-së për çdo vit. Kjo është shumë më pak nga vlera që pretendon Trump, i cili shpesh përmend shifrën e 300 miliardë dollarëve.
Një mënyrë tjetër për ta kuptuar barrën financiare është llogaritja e kontributit për person. Bazuar në një popullsi të vlerësuar prej rreth 37.86 milionë banorësh, çdo qytetar ukrainas ka kontribuuar mesatarisht rreth 3,424 euro për mbrojtjen ushtarake gjatë tre viteve të fundit, rreth 1,312 euro në vit. Kjo përbën afërsisht një të tretën e pagës mesatare vjetore në Ukrainë, që është rreth 3,500 euro.
Ndërkohë, në SHBA, bazuar në të dhënat e Institutit Kiel, çdo qytetar ka kontribuuar rreth 108 euro në vit për ndihmën ndaj Ukrainës, ndërsa në BE, rreth 95 euro në vit për qytetar. Këto shifra janë dukshëm më të ulëta në raport me të ardhurat mesatare vjetore të qytetarëve në SHBA (rreth 56,880 euro) dhe BE (rreth 29,600 euro).
Falë shifrave, kuptojmë se barrën më të madhe financiare e mban vetë Ukraina. Pavarësisht ndihmës së konsiderueshme nga partnerët perëndimorë, pjesa më e madhe e buxhetit për luftën po mbulohet nga vendasit, të cilët kontribuojnë më shumë si në terma absolutë, ashtu edhe në raport me të ardhurat e tyre.
Kostoja e përgjithshme e luftës për Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin, ndihmën humanitare dhe humbjet ekonomike, vlerësohet të jetë rreth 700 miliardë euro. Shpenzimet ushtarake përbëjnë vetëm një pjesë të kësaj barre.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












