Futboll
Agjenti: Leoni vendosi me zemër dhe identiteti i tij familjar
“Nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën. Leon zgjodhi Kosovën nga bindja, nga zemra e tij dhe nga identiteti familjar”, deklaroi Sascha Fischer
Mesfushori shqiptar, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke refuzuar Zvicrën.
Vendimi i 21-vjeçarit shkaktoi bujë në Zvicër dhe Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami, reagoi duke thënë: “Dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”
Agjenti i tij, Sascha Fischer, e shpjegoi zgjedhjen si një vendim personal. “Nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën. Leon zgjodhi Kosovën nga bindja, nga zemra e tij dhe nga identiteti familjar.”
Ai shtoi se Avdullahu synon të përdorë reputacionin e tij për ta ndihmuar Kosovën të forcohet në futbollin evropian: “Ai dëshiron të përdorë emrin, cilësinë dhe reputacionin e tij për të bërë një ndryshim për të ndihmuar një shoqatë dhe një komb të vendoset në futbollin evropian.”
Avdullahu pritet të debutojë për Kosovën në fillim të shtatorit, pikërisht kundër Zvicrës, në kualifikueset e Botërorit 2026.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













