Lajme
Zbritjet tatimore për të pasurit në Vaud u aplikuan në kundërshtim me ligjin
Zbritjet tatimore për taksapaguesit e pasur në kantonin e Vaud janë zbatuar në mënyrë të paligjshme midis viteve 2009 dhe 2021. Ky është përfundimi i një raporti hetimor të publikuar të martën nga eksperti i pavarur François Paychère, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Raporti thekson se ka pasur mospërputhje midis dispozitave ligjore dhe praktikave të Administratës Tatimore të kantonit. Punonjës të administratës kishin ngritur shqetësime në vitet 2011 dhe 2015, por paralajmërimet e tyre nuk u morën parasysh. Informacioni nuk iu përcoll as Këshillit të Shtetit, ndërsa pasojat financiare të kësaj praktike nuk mund të përcaktohen me saktësi.
Në reagim, Këshilli i Shtetit ka njoftuar se nuk sheh të nevojshme ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor, por do të ndërmarrë masa për përmirësimin e funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, përfshirë auditime të reja.
Vendimin përfundimtar mbi të ashtuquajturën “mburojë tatimore” e ka Këshilli i Madh. Kjo masë, e prezantuar fillimisht në vitin 2009 për të parandaluar largimin e taksapaguesve të pasur, është ndryshuar disa herë në vitet 2017, 2021 dhe së fundmi në 2024, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












