Lajme
ISIS ka urdhëruar sulme terroriste në Prishtinë
Policia e Kosovës ka informacione se njerëz të afërt me Lavdrim Muhaxheri, kanë urdhëruar të kryejnë sulme terroriste në Prishtinë dhe Shkup
Policia e Kosovës thuhet se ka informacione se njerëz të afërt me liderin e shqiptarëve të ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, kanë urdhëruar njerëzit e tyre në Kosovë dhe Maqedoni që të kryejnë sulme terroriste në Prishtinë dhe Shkup. Për të parandaluar një sulm eventual, thuhet se policia i ka marrë të gjitha masat preventive.
Portali “lajmi.net” thotë se ka siguruar komunikimin në mes të personave përgjegjës për sigurinë në vend, ku urdhërohet Policia e Kosovës që t’i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve.
“Në këtë komunikim i tregohet policisë se një person shqiptar nga Maqedonia, i cili aktualisht ndodhet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, dhe që është shumë i afërt me Lavdrim Muhaxherin, ka kontaktuar me individë të besueshëm të tij për sulme të mundshme gjatë muajit qershor në Kosovë dhe Maqedoni”, thuhet në shkrim.
Në këtë komunikim, të cilin e kanë siguruar institucionet e sigurisë në Kosovë, personi i afërt me Lavdrim Muhaxherin ka porositur njerëzit e tij në Kosovë dhe Maqedoni se gjatë sulmeve terroriste në Prishtinë dhe Shkup, duhet të shkaktohen sa më shumë dëme materiale dhe pasoja në njerëz pa dallim religjioni.
Ata edhe pse kanë potencuar Prishtinën dhe Shkupin, si dy qendrat më të mëdha në rajon, kanë thënë se sulmet nuk duhet kufizuar vetëm aty.
“Policia i ka të ditura edhe objektivat e parapara për sulm nga xhihadistët, që përbëjnë pika të rëndësishme për funksionimin e jetës së qytetarëve. Me këtë rast Policia e Kosovës është rekomanduar që të rris vigjilencën, duke përmendur edhe lokacionet se ku duhet të fokusohet më shumë”, potencon portali.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












