Uncategorized
Në Kosovë: “Ne duam të jemi aktorë të politikës sonë”
Visar Ymeri, kryetar i formacionit të parë kosovar opozitar, pohon se tutela perëndimore është pjesërisht përgjegjëse për instalimin e korrupsionit dhe bën thirrje për formimin e “Shqipërisë së Madhe”, pa hequr dorë nga BE-ja.
I ftuar në Francë për kongresin e Partisë Socialiste në Poitiers, më 5, 6 dhe 7 qershor, Visar Ymeri, 42-vjeçar, i zgjedhur më 1 mars për kryetar të partisë nacionaliste Lëvizja VETËVENDOSJE, kërkon një dobësim të tutelës së vendeve perëndimore për Kosovën dhe bashkimin e vendit të tij me Shqipërinë në një “Shqipëri të Madhe”. Pavarësia kosovare, e shpallur në mënyrë të njëanshme në vitin 2008, ende nuk njihet nga Serbia. Në sytë e këtij politikani të ri, me të cilën gazetari i Libération është takuar, problemet e Kosovës, korrupsioni, si dhe dobësia e drejtësisë, janë të lidhura me një deficit të sovranitetit.
Si e paramendoni të ardhmen e Kosovës?
Kosova është një vend që jeton pothuajse tërësisht nën tutelën e fuqive të huaja. Kjo ndërhyrje e “pesë ambasadorëve” – Gjermania, Franca, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Italia – nuk na lejojnë të zhvillohemi. Vërehet gjithashtu që nga viti 2009 një valë e re e imigrimit nga klasat e mesme, të cilët nuk mund të mbijetojnë në vendin tonë. Për të frenuar këtë fenomen, ne përpiqemi të sjellim përsëri shpresën sociale, duke e bërë jetën më të lehtë për popullatën, sidomos pranë të varfërve. Në Prishtinë që nga viti i kaluar ushqimi dhe disa kontrolle mjekësore bëhen falas nëpër shkolla. Ne gjithashtu kemi në plan të ristrukturojmë rrjetet e transportit, të taksave të pronës si dhe të shkollimit. Një tjetër element i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës është njohja e pavarësisë së vendit nga ana e Serbisë. Ne duhet të krijojmë një dialog me serbët e Kosovës, sepse nuk janë ata që kanë kryer krime lufte, por aparati shtetëror në fuqi në atë kohë. Sot, ndjenja e urrejtjes po rritet mes komuniteteve serbe dhe shqiptare. Dhe qeveria serbe mund të luajë një rol të rëndësishëm për t’i zbritur këto tensione.
A synoni një afrim me Bashkimin Evropian, apo ju synoni bashkimin territorial me Shqipërinë?
Këto dy mundësi nuk janë antagoniste. Në mënyrë ideale, për ne, Kosova do të duhej të jetë njëkohësisht e integruar dhe e bashkuar me Shqipërinë dhe e anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por ne duhet të jemi realistë, Kosova është larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit. Për sa i përket bashkimit me Shqipërinë, ne jemi duke bërë fushatë për një referendum që do të mbahet në vend. Qytetarët duhet të vendosin për veten e tyre. Por, tani për tani, ne as nuk kemi të drejtë që të organizojmë një referendum në vend. Problemi i Kosovës është se ne për momentin nuk kemi sovranitet mbi territorin tonë. Ne as nuk kemi të drejtë të kemi ushtrinë tonë. Nuk vejmë në pyetje se çfarë na ka sjellë NATO-ja dhe ne nuk duam largimin e saj, ne vetëm duam të jemi aktorë të politikës sonë.
Çfarë ju propozoni për të luftuar kundër korrupsionit, në të cilin Kosova është ende e zhytur ?
Korrupsioni dhe klientelizmi janë të kudogjendura në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare. Zhdukja e këtyre fenomeneve është thelbësore për t’i treguar botës se Kosova ka mjetet për të zhvilluar veten. Sipas mendimit tim, ne së pari duhet të ndryshojmë ligjin mbi kompetencat e dhëna nga prokurorët. Sot ata janë shumë të dobët dhe nuk kanë mjete për të shtyrë gjërat përpara. Si dëshmi, presidenti i Parlamentit është i mbrojtur nga katër truproja, ndërsa prokurorët lëvizin pa qenë të mbrojtur. Kjo është normale, me që ata nuk mërzisin askënd.
Drejtësia e Kosovës për të qenë efektive duhet të jetë e pavarur. Kjo është arsyeja pse unë nuk e refuzoj ndihmën e propozuar nga Bashkimi Evropian, por që, sipas mendimit tim, kjo ndihmë duhet të jetë një mbështetje, një mbikëqyrje dhe të mos zëvendësojë sistemin tonë. Ky është problemi me Gjykatën Speciale që propozon EULEX-i. Ligji që do ta krijojë do të jetë sigurisht i votuar nga Parlamenti, por EULEX-i merr pjesë në bllokimin e zhvillimit të Kosovës duke kufizuar pavarësinë e saj. Për luftën kundër korrupsionit, ne gjithashtu duhet të rindërtojmë burgjet, të reformojmë dhe modernizojmë policinë, në veçanti policinë e cila merret me krimet financiare. Por, Parlamenti nuk voton as ligjin për konfiskimin e fitimeve të pandershme dhe as ligjin anti-mafia në Kosovë. Korrupsioni është i lidhur thellësisht me kriminelët dhe rrjetet kriminale në rajon. Këto ligje do të mundësonin dobësimin e këtij rrjeti në Kosovë dhe do të destabilizonin atë në nivelin rajonal.
Në programin tuaj, ju mbështetni shtetëzimin e kompanive në sektorët e transportit, arsimit si dhe shëndetësisë. Por korrupsioni është i pranishëm edhe në institucionet publike, nacionalizimi në këtë formë a nuk shkon kundër vullnetit tuaj për të luftuar korrupsionin e tillë?
Fakti se ne kemi një qeverisje të korruptuar, nuk do të thotë se duhet të dobësojmë sektorin publik. Duke krijuar pronësi publike në disa sektorë, siç janë shëndetësia, arsimi, energjia, transporti, ne do të kemi një kontroll më të madh se kur ne ia dorëzojmë një kushëriri të njërit apo të tjetrit. Mendoj se shtetëzimi është mënyra më e mirë për të bërë që qytetarët të gëzojnë përfitimet publike. Sot, sipas Bashkimit Evropian, ne shpenzojmë me miliona çdo vit në sektorin e energjisë, por nuk kemi energji elektrike 24 orë.
Aude MASSIOT. Libération
Përkthimi: albinfo.ch
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










