Kosova
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë
Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.
Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.
Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.
Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.
Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.
Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.
Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë 22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












