Bota
Shteti Islamik promovon rekrutë në Evropë
Ka shumë arsye për të rinjtë kosovarë që të braktisin vendin e tyre. Me mijëra persona janë shpërngulur gjatë muajve për në Evropën Perëndimore, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Por, gjithnjë e më shumë nga ky vend ka persona që janë duke u përfshirë edhe në luftërat e “Shtetit islamik”, të vetëshpallur si IS, të cilët luftojnë për një kalifat në Siri dhe Irak. Megjithatë, janë vetëm 230 persona, por në krahasim me popullsinë totale të këtij shteti prej 1,8 milionë banorësh, përqindja është shumë e lartë për luftime në vende të huaja, shkruan tagesspiegel.de, transmeton albinfo.ch.
Udhëheqësi i luftimeve të IS-it me prejardhje shqiptare të Kosovës është Lavdrim Muhaxhiri. Ai konsiderohet si një person jashtëzakonisht i dhunshëm dhe krenohet me krimet që bën, duke i postuar edhe si video incizime në internet. Në një video, për shembull, ai tregon se si ia pren kokën një të burgosuri në Irak. Ai gjithashtu është duke ëndërruar të ndërtojë një kalifat si model i IS-it edhe në Kosovë.
Për shtetin e ri me popullsi shumicë myslimane, rritja e grupeve radikale mund të jetë edhe një kërcënim për institucionet shtetërore, të tilla si p.sh: “Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me qendër në Prishtinë, shkruan në një raport.
Lufta, si zëvendësim për mungesën e perspektivës
Posaçërisht të rinjtë kosovarë janë më shumë të dhënë për t’iu bashkangjitur grupit ekstremist, për shkak se ata shohin shumë pak shpresa për të ardhmen e tyre. Që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, vendi ka bërë shumë pak përparim në zhvillimin ekonomik. Më shumë se një e treta e popullsisë jetojnë në varfëri. Dy të tretat e moshës nën 25 vjeçe janë të papunë.
Shumica prej 25 mijë kosovarëve, të cilët gjatë muajve të kaluar erdhën në Gjermani, janë dëbuar sërish. Sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), shkalla e refuzimit të azilkërkuesve nga Kosova është 99,9 për qind. Prandaj, qindra shqiptarë të Kosovës kthehen çdo muaj në atdheun e tyre.
Sistemi i arsimit, i lënë pasdore
Gazeta shkruan se sistemi i arsimit në Kosovë është lënë pasdore dhe ashtu si në vendet e Lindjes së Mesme, këtë situatë më së miri po e shfrytëzojnë shoqatat e thirrura si bamirëse nga Arabia Saudite. “Një rol kyç është luajtur nga grupi Salafist, të cilët në të njëjtën kohë luftojnë dhe rekrutojnë ushtarë për në IS. Ndikim të madh në Kosovë ka edhe Arabia Saudite në përhapjen e vlerave agresive fetare në një shoqëri të orientuar më shumë laike”, shkruan në një raport analisti kosovar, Shpend Kursani.
Bastisjet dhe ligjet
Tagesspigel shkruan po ashtu se Qeveria e Kosovës është e pafuqishme për t’i përballuar. Ata gjithnjë e më shumë kanë ndërmarrë hapa kundër grupeve ekstremiste duke i arrestuar, por shumica prej tyre janë liruar sërish. Muaj më parë vendi ka miratuar ligjin që sanksionon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja. Megjithatë, efekti ende nuk po shihet.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis