Shqipëria
Shqipëri: Nesër fillon viti i ri shkollor
Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë Shqipërinë, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit e Shqipërisë njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024, transmeton albinfo.ch.
Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.
Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore.
Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.
Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor.
Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”









