Maqedonia
“Ata që shkaktojnë zjarre, të dënohen për terrorizëm”
Këto janë ndryshimet e ligjeve të cilat kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski do të kërkojë t’i miratojnë deputetët në Kuvend dhe atë sa më shpejtë
Ata që vendosin qëllimisht zjarre në hapësira publike do të përndiqen për veprën penale “terrorizëm”, ndërsa ata që hedhin mbeturina në hapësira publike, do të dënohen me së paku pesë vite burg.
Këto janë ndryshimet e ligjeve të cilat kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski do të kërkojë t’i miratojnë deputetët në Kuvend dhe atë sa më shpejtë.
“E në korniza të procedurave parlamentare kam biseduar me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së urgjentisht të kemi ndryshime në ligje me çka zjarrvënia do të kualifikohet si vepër “terrorizëm” ndërsa hedhja e mbeturinave atje ku nuk e ka vendin, do të llogaritet si vepër tjetër penale e cila do të jetë e dënueshme me mbi pesë vite burg”, u shpreh Hristijan Mickoski, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.
Ky propozim vjen pasi javën e fundit shpërthyen zjarre në deponi të ndryshme në kryeqytet, e për të cilat, Mickoski dyshon se janë të qëllimshme dhe të organizuara nga qendra të fuqishme. Një nga atë raste të zjarr vënieve të qëllimshme, është edhe rasti i mëngjesit të sotëm në Kisella Vodë, thotë Mickoski.
“Për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqishme të cilat përpiqen të imponojnë frikë dhe panik te qytetarët para zgjedhjeve dhe përgjigja e pyetjes se kujt i konvenon kjo, mendoj se me një analizë të shkurtër do ta fitoni vet nëse e bëni”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Por edhe pas gjitha këtyre paralajmërimeve se ekzistojnë qendra të fuqishme, se po bëhen sulme hibride mbi qeverinë, pas situatës së rënduar me zjarret, presidentja Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thërrasë mbledhje të këshillit të sigurisë.
“Presidentja gjithnjë i konsulton anëtarët e Këshillit para se të thërrasë seancë, si dhe organet dhe shërbimet kompetente. Për momentin po zhvillohen aktivitete të orientuara drejt zbulimit të arsyeve për zjarret, sanimin e pasojave dhe parandalimin e incidenteve të ngjashme. Kuptohet, mund të presim dhe identifikimin e kryerësve eventual, vërtetimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e tyre. Për thirrjen dhe mbajtjen e mbledhjes, nevojiten informacione relevante dhe materiale të përgatitura”, thonë nga Presidenca.
Një ditë më parë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se për momentin nuk ka asnjë dëshmi se bëhet fjalë për organizim të përbashkët për zjarret e shkaktuara. Po të kishte një gjë të tillë, do të kishte edhe veprime të tjera nga ana e ministrisë tha Toshkovski. Brenda një jave, shpërthyen zjarre në deponitë në Shuto Orizare, në Drislla, në Vardarishte, në Trubarevë si dhe në një servis veturash në Kisella Vodë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











