Shqipëria
Euro “me rënie të madhe” në Shqipëri
Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë
Monedha evropiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar.
Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.
Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka qenë para 3 ose 4 vitesh.”
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.
Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?
“Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.
Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











