Lajme
Tuneli mes Austrisë dhe Italisë, me linjën hekurudhore më të gjatë në botë
Struktura do të jetë 55 km e gjatë dhe do të shkojë deri në 64 km duke u lidhur me një tunel ekzistues në Innsbruck
Punëtorët evropianë kanë hapur një tunel nëntokësor midis Austrisë dhe Italisë, i cili do të shndërrohet në një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh veriun dhe jugun e Evropës.
Tuneli Brenner Base, i cilësuar si lidhja hekurudhore nëntokësore më e gjatë në botë, është një projekt kryesor i Bashkimit Evropian për të zhvendosur transportin e mallrave nga rrugët në hekurudha, me qëllim uljen e ndotjes dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Pjesa e fundit e tunelit eksplorues të Brennerit u rrëzua gjatë një ceremonie të ndjekur nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari austriak Christian Stoker.
“Është një ditë historike për Italinë, Austrinë dhe të gjithë Evropën,” deklaroi Meloni gjatë ceremonisë së hapjes.
Kjo do të jetë lidhja e parë hekurudhore nëntokësore e dedikuar që lidh drejtpërdrejt Austrinë me Italinë. Tuneli pritet të hapet në vitin 2032, rreth 16 vjet me vonesë dhe me një kosto prej 8.5 miliardë eurosh, afërsisht 2.5 miliardë më shumë se buxheti fillestar.
Struktura do të jetë 55 km e gjatë dhe do të shkojë deri në 64 km duke u lidhur me një tunel ekzistues në Innsbruck. Ajo do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes Fortezza-s në Itali dhe Innsbruck në më pak se 25 minuta, nga 80 minuta aktualisht.
Kalimi i Brenner është një nga pikat më të ngarkuara të Alpeve për transport mallrash. Çdo vit, mbi 2.5 milionë kamionë, 14 milionë automjete dhe 50 milionë tonë mallra kalojnë përmes tij, duke mbingarkuar komunitetet lokale.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













