Lajme
Gjenden në Bjeshkët e Strellcit mbetje mortore, dyshohet se janë të viktimave të luftës
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë ka njoftuar sot se në lokacionin Lugjet e Nekës në Bjeshkët e Strellcit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që potencialisht u përkasin viktimave të luftës, të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejme dhe identifikim përmes analizës së ADN-së, transmeton albinfo.ch.
Ky Komision ka thënë se për zhvillime të reja do të njoftojë pas përfundimit të procedurave ndërkombëtare teksa edhe një herë ka përsëritur thirrjen që qytetarët të ndajnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur.
E-Diaspora
-
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën Deputeti i ardhshëm në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, e cilësoi vizitën në Prishtinë si... -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës -
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çfarë ndryshon në maj 2026 Çfarë ndryshon në Zvicër në maj 2026: festa, linja të reja ajrore dhe ndryshime në transport... -
Aeroporti Basel EuroAirport rihapet më 21 maj pas pesë javësh mbyllje -
Lufta në Iran rrit ndjeshëm normat e kredive hipotekare në Zvicër -
Studimi zbulon markat më të preferuara nga konsumatorët në Zvicër -
Yakin: Granit Xhaka nuk do të pensionohet pas Kupës së Botës











