Lajme
Irma Kurti, një zë i njohur i poezisë shqiptare, boton libër në Spanjë
Irma Kurti publikon një tjetër libër me poezi në Spanjë
Poetja shqiptare Irma Kurti ka botuar përmbledhjen e saj të fundit me poezi të titulluar “Tiempo de amarse” (Kohë për t’u dashur) në Madrid, në përkrahje të shtëpisë botuese Ediciones Ábrego. Përkthimin në gjuhën spanjolle e ka realizuar Rafael Carcelén, ndërsa kopertina është dizajnuar nga fotografi Biagio Fortini, transmeton albinfo.ch.
Libri i ri sjell një repertor temash që përqendrohen tek malli për vendlindjen, dashuria, nostalgjia, por edhe tek kurajoja dhe shpresa për të gjetur forcën në kohë të vështira. Poezitë janë të dedikuara prindërve të saj, Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë mbështetur poeten gjatë gjithë rrugëtimit të saj letrar.
Kritiku letrar Hamid Oqabi e vlerëson Kurtin si një nga zërat më të rëndësishëm femërorë në diasporë, duke nënvizuar ndershmërinë emocionale dhe identitetin e saj shumështresor. Poezitë e saj përdorin një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë, duke komunikuar drejtpërdrejt dhembjen dhe shpresën e njeriut.
Irma Kurti është autore e mbi 110 veprave – poezi, prozë dhe përkthime dhe një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera jashtë vendit. Librat e saj janë botuar në 22 vende të botës, përfshirë SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Spanjë dhe shumë të tjera. Ajo ka marrë gjithashtu çmime dhe tituj të shumtë, si “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” dhe çmimin e Karrierës nga Universum Academynë Zvicër. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











