Lajme
Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë
Pasuria neto për frymë në Zvicër arriti në afro 269,000 euro, duke e renditur vendin të dytin në botë pas Shteteve të Bashkuara, që regjistruan një vlerë prej 311,000 eurosh
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë.
Sipas raportit të publikuar nga Allianz Switzerland, pasuritë financiare totale në botë u rritën me 8.7%, duke arritur në 269 trilionë euro deri në fund të vitit, një rritje më e madhe edhe se ajo e vitit të kaluar (+8.0%).
Në Zvicër, pasuritë financiare bruto të familjeve u zgjeruan me 4.2% në vitin 2024, duke tejkaluar ndjeshëm rritjen prej 2.6% të vitit paraprak. Kjo u arrit kryesisht nga fitimet në letrat me vlerë, ndërsa sigurimet, pensionet dhe depozitat bankare dhanë një kontibut më të vogël. Borxhi i familjeve u shtua me vetëm 2.1%, çka solli një zgjerim neto të pasurisë financiare prej 5.3%, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Pasuria neto për frymë në Zvicër arriti në afro 269,000 euro, duke e renditur vendin të dytin në botë pas Shteteve të Bashkuara, që regjistruan një vlerë prej 311,000 eurosh. Duke konsideruar këtë tregues, Zvicra është ndjeshëm e distancuar nga shtetet e tjera të Evropës Perëndimore.
Ndryshe nga SHBA, ku shumica e zgjerimit të pasurisë erdhi nga rritja e çmimit të aksioneve, në Zvicër 84% vinte nga kursimet e reja. Allianz thekson se zakonet e familjeve zvicerane për të kursyer janë ndryshe nga ato të fqinjëve të tyre austriakë dhe gjermanë. Zviceranët janë më të rezervuar ndaj depozitave bankare, duke drejtuar vetëm 15% të kursimeve në banka, ndërkohë që një pjesë shumë më e madhe, rreth 41%, investohet në produkte sigurimi.
Ashtu si në vendet e tjera gjermanofolëse, edhe në Zvicër pjesa më e madhe e blerjeve të letrave me vlerë bëhen përmes fondeve të investimit, duke përfshirë edhe ato të tregtueshme në bursë (ETF).
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











