Lajme
Përfaqësues të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri u takuan me ambasadorin e Shqipërisë
Përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri u pritën nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, takim në të cilin fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Rrjetit dhe Ambasadës, si një urë lidhëse mes institucioneve shtetërore shqiptare dhe komunitetit të sipërmarrësve shqiptarë në Austri dhe më gjerë.
Ambasadori Fate Velaj u zotua se kjo ambasadë do të jetë gjithmonë partner i hapur për mbështetje.
“Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer në fuqizimin e sipërmarrësve shqiptarë në të gjithë botën. Ambasada në Vjenë do të jetë gjithmonë partner i hapur dhe i gatshëm për të mbështetur çdo nismë që forcon lidhjet mes diasporës dhe vendit amë”, deklaroi ai, transmeton albinfo.at.
Kryetar i Rrjetit për Austrinë, Yll Blakaj theksoi se rrjeti ka për qëllim të jetë sa më pranë bizneseve shqiptare dhe të ofrojë platforma konkrete bashkëpunimi. Samiti i IV i Diasporës, që do të mbahet më 26–27 nëntor në Tiranë, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e iniciativave tona dhe për rrjetëzim dhe ndarje eksperiencash.
“Në Panairin e Bizneseve Shqiptare në Vjenë, do ti ftojmë edhe bizneset nga Shqipëria. Dhe aty do të na duhet ndihma e ambasadës. Gjithashtu për ti afruar investitorët shqiptarë të diasporës me Shqipërinë, duhet krijuar ura konkrete bashkëpunimi dhe investimi, për këtë pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë politik dhe institucional nga Shqipëria është shumë e rëndësishme”, deklaroi ai.
Takimi përfundoi me gatishmërinë e palëve për të vijuar bashkëpunimin, duke e kthyer këtë dialog në një proces të qëndrueshëm dhe afatgjatë, në shërbim të interesave të përbashkëta të diasporës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












