Futboll
Shehu dhe Laçi: Në ndeshjen kundër Serbisë do të japim maksimumin
Në prag të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Serbisë, mesfushorët e kombëtares shqiptare, Qazim Laçi dhe Juljan Shehu, zhvilluan sot një konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”.
Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e këtij përballjeje dhe u shprehën se do të angazhohen maksimalisht për të arritur një rezultat pozitiv.
Juljan Shehu u shpreh se, edhe pse ndeshja me Serbinë është me presion të lartë, të gjithë lojtarët janë profesionistë dhe kanë dëshirën e fortë për të vazhduar rrugëtimin drejt Botërorit.
“Presioni është pjesë e punës për ne si futbollistë profesionistë,” tha Shehu. “Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne do të shkojmë për të marrë maksimumin.”
Ai shtoi se ndryshimi i stadiumit nuk është një problem për ekipin, pasi fokusimi kryesor është arritja e objektivit.
“Pavarësisht nga stadiumi ku do të luajmë, qëllimi ynë është i qartë: tre pikët,” theksoi Shehu.
Ndërkohë, mesfushori tjetër Qazim Laçi u shpreh se skuadra është e përgatitur dhe e motivuar për të luftuar deri në fund për ëndrrën e Botërorit.
“Do të jetë një ndeshje sfiduese dhe vendimtare,” tha Laçi. “Si profesionistë, jemi mësuar me presionin dhe synojmë të marrim fitoren.”
Ai theksoi se përfaqësimi i kombëtares kërkon maksimumin nga secili lojtar.
“Kur luan për Shqipërinë, duhet të japësh gjithçka. Kam dhënë gjithmonë maksimumin dhe kështu do të vazhdoj,” u shpreh Laçi.
Mesfushori shtoi se ndeshja pritet të jetë shumë emocionale, por ekipi duhet të qëndrojë i qetë dhe i përqendruar për të fituar.
“Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne do të hyjmë në fushë për të marrë tre pikët që janë shumë të rëndësishme për ne,” përfundoi ai.
Në lidhje me faktin që Serbia luan në fushën e vet, Laçi pranoi se do të jetë një sfidë e vështirë, por theksoi gatishmërinë për ta përballuar.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih










