Kosova
Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për integrimin evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grašič.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që Kosova gëzon me Austrinë dhe Slloveninë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian. Presidentja Osmani ka falënderuar dy zyrtaret për mbështetjen e vazhdueshme që vendet e tyre i kanë dhënë Kosovës, si dhe për kontributin e tyre në promovimin e stabilitetit rajonal.
Në vijim të bisedës, Presidentja Osmani ka theksuar progresin e Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe ka kërkuar përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave kufizuese të Bashkimit Evropian, të cilat i ka cilësuar të pajustifikuara krahasuar me arritjet e Kosovës.
Ajo gjithashtu ka shprehur shpresën se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, njësoj siç kanë mbështetur edhe shtetet e tjera të rajonit në proceset e tyre integruese.
Në përfundim të takimit, Presidentja Osmani ka nënvizuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të demokracisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa ka theksuar se miqësia dhe partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë përbëjnë shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet Investim 90 milionësh i SBB-së për trenat me dy kate... -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil













