Lajme
Sulm me thikë ndaj kryetares së bashkisë në Gjermani, gjendja e saj është kritike
Kryetarja e një qyteti të vogël në Gjermaninë Perëndimore u godit me thikë të martën në mesditë. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë dhe aktualisht ndodhet në kujdes intensiv.
Sipas mediave gjermane, sulmi ndodhi pranë banesës së kryetares së sapozgjedhur, Iris Stalzer (SPD), në qytetin Herdecke, afër Dortmundit, në veriperëndim të vendit. Stalzer, e cila u zgjodh në fund të shtatorit, dyshohet se u sulmua me thikë dhe arriti të strehohej në shtëpinë e saj përpara se të merrej nën kujdes nga shërbimet emergjente. Ajo u transportua me helikopter drejt spitalit dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv, transmeton albinfo.ch.
Dyshime për djalin e birësuar
Sipas burimeve të shumta, djali i birësuar 15-vjeçar i Stalzer është arrestuar dhe shoqëruar në polici. Vajza e birësuar, gjithashtu adoleshente, raportohet se është marrë në pyetje dhe ndodhet në mbajtje. Revista Spiegel shkruan se policia kishte ndërhyrë më herët gjatë verës në banesën e familjes për shkak të dhunës në familje që përfshinte vajzën.
Hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.
Reagime politike
Në rrjetet sociale, kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi ngjarjen si një “akt të neveritshëm”, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë
“Ne kemi frikë për jetën e Iris Stalzer.”
Ndërkohë, Matthias Miersch, drejtues i grupit parlamentar të SPD-së, tha se partia është thellësisht e tronditur:
“Nuk mund të komentojmë mbi rrethanat për momentin, por jemi të shokuar thellë. Mendimet tona janë me të dhe i urojmë forcë për ta përballuar dhe mbijetuar këtë akt të tmerrshëm.”
Një kryetare e sapozgjedhur me mbështetje të gjerë
Iris Stalzer, 57 vjeç, anëtare e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kishte fituar zgjedhjet lokale në Herdecke në fund të shtatorit me më shumë se 52% të votave, në një qytet me rreth 23,000 banorë. Ajo pritej të merrte detyrën zyrtarisht në fillim të nëntorit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











