Futboll
Ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë
Kombëtarja shqiptare niset sot drejt Serbisë, Silvinjo planifikon formacionin
Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e fundit në Tiranë, përpara sfidës së rëndësishme të së shtunës ndaj Serbisë, që do të luhet në Leskovac në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho ka punuar me kujdes në detajet taktike gjatë seancës, duke testuar lëvizje dhe kombinime të ndryshme, ndërsa ka kërkuar përqendrim maksimal nga të gjithë lojtarët.
Si zakonisht, tekniku brazilian ka përzier kartat në formacion gjatë stërvitjes, për të mbajtur grupin të motivuar dhe për të mos zbuluar qëllimet e tij përfundimtare për ndeshjen.
Në repartin mbrojtës nuk priten surpriza: Strakosha do të jetë mes shtyllave, i mbrojtur nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë, Kristjan Asllani pritet të ketë një fanellë titullari përkrah Shehut, ndërsa Qazim Laçi do të luajë në rolin e mesfushorit më të avancuar.
Dilemta më të mëdha janë në sulm. Armando Broja duket i sigurt në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Uzuni ka fituar terren në të majtë, megjithatë Nedim Bajrami mbetet një alternativë serioze për formacionin bazë. Në majën e sulmit, Mirlind Daku dhe Rey Manaj janë në një për një vend titullari.
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë të premten drejt qytetit të Nishit, i cili ndodhet rreth 45 minuta larg Leskovacit, ku të shtunën në mbrëmje do të luhet dueli i shumëpritur.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














