Lajme
Mosaktiviteti fizik, e metë që fillon nga fëmijëria
Në Shqipëri 22% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç janë në mbipeshë, sipas një studimi të publikuar në maj në lidhje me fenomenin e trashjes. Rekordin në Evropë e ka Irlanda, me 27%. Pas Britanisë së Madhe (23.1%) vjen Shqipëria (22%), Spanja (18.4%), Franca (11.4%) dhe Italia (10.2 %).
Disa zëra paralajmërojnë kundër mungesës së vlerës së ushtrimit fizik në shkollë, aq më tepër kur dihet që kemi të bëjmë me një brez të ballafaquar me teknologji të reja.
Të gjithë jemi dakord se do të duhej të lëvizim më tepër. Por, si për shembull, në Britani, një në katër fëmijë është i bindur se aktiviteti në playstation është i ngjashëm me ushtrimin fizik, thotë një studim i fundit. Me përhapjen e ekraneve dhe tabletave në gjirin familjar apo në klasë, brezat e rinj nuk do t’u shpëtojnë problemeve lidhur me pasivitetin fizik.
UK Aktiv, një OJQ e cila ka për qëllim të inkurajojë një mënyrë jetese më aktive, paralajmëron autoritetet britanike për arritjen e një krize të rëndë sociale. Në raportin e saj “brez pasiv”, ajo thekson nevojën për të promovuar edukimin fizik në shkollën fillore, si dhe mësimin e matematikës, anglishtes dhe shkencës. Ajo gjithashtu kërkon që teknologjitë e reja të jenë të integruara në shkollë në mënyrë të mençur, pa lënë anash aktivitetet sportive.
Sepse pasiviteti fizik po përhapet gjithnjë e më shumë në moshë të re, madje edhe në moshën parashkollore. Ky fenomen do të shkaktojë shumë probleme shëndetësore më tej. Kështu në Irlandë, 27.1% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç janë me mbipeshë, sipas një studimi të publikuar në maj në lidhje me fenomenin e trashjes. Një rekord në Evropë. Pas Britanisë së Madhe (23.1%), vjen Shqipëria (22%), Spanja (18.4%), Franca (11.4%) dhe Italia (10.2 %).
Pasiviteti vret çdo të dhjetin person
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasiviteti fizik është bërë një nga shkaqet kryesore të vdekjes, duke shkaktuar sëmundje të tilla si sëmundje të zemrës, diabetit tip II, trashjen, depresionin , çmendurinë dhe kancerin. Disa madje këmbëngulin duke pohuar se moslëvizja do të vrasë më shumë se pirja e duhanit, diabeti dhe mbipesha.
Revista mjekësore britanike Lancet kishte paralajmëruar tashmë më 2012 se pasiviteti fizik do të vrasë një në 10 në botë. Shumë fushata janë organizuar për të motivuar njerëzit për të qëndruar aktivë. Ndërkohë, statistikat nuk po përmirësohen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














