Futboll
Asllani po shkëlqen në Hoffenheim
Fisnik Asllani, që është golashënuesi i tretë më i mirë në Bundesligë, është shprehur shumë i lumtur për fitoren
Futbollisti i Kosovës, Fisnik Asllani po e vazhdon shkëlqimin në Bundesligë.
Të shtunën shënoi supergol në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit javën e tetë të Bundesligës, ndërsa për Hoffenheimin ishte fitorja e parë këtë edicion në shtëpi.
Asllani, tani ka pesë gola e një asistim në tetë paraqitje. Pos Asllanit, te Hoffenheimi startuan edhe Albian Hajdari në qendër të mbrojtjes dhe Leon Avdullahu në mesfushë. Hajdari po ashtu kishte ndeshje të mirë, ndërsa u vlerësua edhe paraqitja e Avdullahut.
Asllani, që është golashënuesi i tretë më i mirë në Bundesligë, është shprehur shumë i lumtur për fitoren, transmeton albinfo.ch.
“Ndihem mirë për golin, por edhe më mirë për fitoren”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të Hoffenheimit. Atë e gëzon fakti që fitorja më në fund u arrit në ndeshjet në shtëpi.
“Të gjithë jemi shumë të lumtur që më në fund morëm tri pikë në shtëpi. Tani duam të ndërtojmë në këtë, së pari në ndeshjen për kupë e më pas në Bundesligë. Ne kemi reaguar shpejtë kur shënova golin. Më vjen mirë që topi përfundoi në rrjetë. Shumë punë është bërë në këtë ekip. Këtë herë jemi shpërblyer”, ka shtuar Asllani.
Ai tashmë është i rëndësishëm edhe te Kosova. Ka shënuar golin e fitores ndaj Suedisë. Por po shfaqet i suksesshëm edhe në Bundesligë, njërën prej ligave më të forta në botë.
“Ne të gjithë po shtyjmë para së bashku dhe për këtë është shumë kënaqësi. Ju mund ta shihni këtë në rezultate – për këtë gjërat po shkojnë kaq mirë”, ka theksuar Asllani.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












