Integrimi
Florim Cuculi flet për sëmundjet kardiovaskulare te gratë në Forbes Women’s Summit 2025
Në kuadër të Forbes Women’s Summit 2025, prof. Florim Cuculi, drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në Luzerner Kantonsspital, mbajti një fjalë rasti mbi sëmundjet kardiovaskulare te gratë dhe mënyrën se si ato ndryshojnë nga ato tek burrat.
Cuculi theksoi se gratë shpesh shfaqin simptoma atipike, të cilat në shumë raste neglizhohen ose keqinterpretohen. Ai vuri në dukje se dallimet në edukimin mjekësor dhe në strukturën arteriale mund të çojnë në diagnostikim të pasaktë dhe trajtime të papërshtatshme.
Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe analiza e të dhënave të mëdha (big data) mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të dallimeve gjinore dhe në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
“Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar. Simptomat nuk duhet kurrë të injorohen, pasi mund të kenë pasoja serioze për jetën,” – ishte mesazhi i tij kryesor.
Ekipi i Forbes Switzerland falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e samitit, duke theksuar se diversiteti në biznes mbetet një temë qendrore, edhe përballë sfidave të kohës.
Ngjarja u mundësua nga partnerët: L’Oréal, Lamborghini, Merz Aesthetics, smzh ag, EY, The Boardroom, Wenger Plattner, Tamedia dhe Park Hyatt Zurich.
Video nga SAMOTION GmbH
Më shumë rreth ngjarjes: www.forbes.swiss
Të ngjashme

Dr. Florim Cuculi emërohet shef i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit
- Dr. Florim Cuculi: Zvicra është një parajsë për t`u shkolluar
- Dr.Florim Cuculi, kërçovari që u promovua docent në Universitetin e Bazelit
- Bashkimi „virtual“ i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër
- Dr. Cuculi tregon se si u shpëtua jeta një të godituri “të pashpresë” nga sulmi në zemër
- Dr. Cuculi, doktori i zemrës që shëron me zemër
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore















