Futboll
Edhe Bayerni po e monitoron Fisnik Asllanin, e sheh si zëvendësues të Harry Kane
Në elitën e futbollit gjerman është duke shkëlqyer: 8 ndeshje, 5 gola dhe 1 asistim
Sulmuesi i Kosovës, që ka dhjetë ndeshje të luajtura me kombëtaren, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Hoffenheimi, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në nëntë ndeshje konkurruese, përcjell albinfo.ch.
Sezonin e kaluar ai kishte bërë bujë te SV Elversberg në huazim, me 19 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje zyrtare, dhe tani ka bërë shpërthimin e tij në Bundesliga.
Bayern Munchen është i impresionuar nga zhvillimi i tij, teksa e sheh Asllanin si një alternativë të mundshme për Harry Kane, dhe e ka vendosur në listën e tij të vëzhgimit.
Megjithatë, klubi bavarez nuk është i vetëm në interesimin e tij: shumë klube të mëdha e kanë Asllanin nën radarin e tyre, pjesërisht sepse kontrata e tij përfshin një klauzolë të shkruar lirimi për verë, sipas “Sky Sport”.
Sulmuesi vetë ka theksuar se klubi i tij i ëndrrave është Barcelona, dhe katalanasit po e ndjekin nga afër situatën e tij.
Klube të tjera nga Bundesliga dhe Premierliga gjithashtu janë të interesuara
Kontrata e Asllanit skadon më 2029, megjithatë ai planifikon të largohet nga klubi verën e ardhshme.
Një gjë është e qartë: Bayern vazhdon ta monitorojë nga afër, veçanërisht pasi e ardhmja e Nicolas Jackson te kampioni gjerman mbetet e pasigurt pas këtij sezoni. Tendenca fillestare te Bayern duket të jetë drejt një largimi.
Fisnik Asllani shënoi në paraqitjen e tij të fundit në Bundesliga ndaj Heidenheimit, teksa golin e gjeti edhe me Kosovën në takimin ndaj Suedisë, ku ia dhuroi fitoren kombëtares dardane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














