CH-Ballkani
Financial Times: Kriza greke me pasoja edhe për Shqipërinë
Vetëm në tre vitet e fundit, nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë.
Si rezultat i krizës në Greqi kanë shënuar rënie remitancat në Shqipëri.
Edhe niveli i papunësisë në Greqi do të jetë problem për Shqipërinë, shkruan Financial Times.
Për shkak krizës në Greqi remitencat janë pothuajse përgjysmuar, ndërkohë që numri i emigrantëve të fundit të kthyer në Shqipëri në tre vitet e fundit ka shkuar deri 180 mijë.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për shkak të krizës që po kalon vendi, mund të ndalojë remitencat për familjet shqiptare.
Për shkak të krizës që po kalon Greqia, remitencat janë pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë euro vitin e kaluar, sipas Financial Times.
Por edhe pse remitencat kanë shënuar rënie, ato përbëjnë 5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Një tjetër problem që përmend Financial Times është se kthimi i mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia, do të rrisë nivelin e papunësisë në Shqipëri, duke shatuar edhe probleme me shërbimet sociale.
Ministri i Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Blendi Klosi, sqaron se nuk ka vend për panik, pasi po i jepet prioritet punësimit të kësaj kategorie.
Sipas të përditshmes britanike, rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke nuk është ai i sistemit bankar, por kthimi i emigrantëve, rritja e nivelit të papunësisë dhe rënia e remitencave.
Krejt këto probleme e kanë një të mirë sipas Financial Times: Duket se do të ketë qetësim te marrëdhënieve mes të dy vendeve
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm Gjatë kohës së tij si politikan aktiv, ai mbështeste masa më të rrepta kundër abuzimit seksual... -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade














