Lajme
SBB dhe DB gjejnë zgjidhje për vonesat e trenave nga Gjermania
Ato kanë rënë dakord për masa të përbashkëta për të përmirësuar saktësinë e trenave Intercity nga Stuttgart nëpërmjet Schaffhausen në Cyrih
Vonesat e trenave që qarkullojnë nga Gjermania në Zvicër përbëjnë prej kohësh një problem serioz në trafikun hekurudhir zviceran.
Për këtë arsye kompania shteterore zvicerane e hekurudhave SBB dhe ajo gjermane Deutsche Bahn (DB) kanë rënë dakord për masa të përbashkëta për të përmirësuar saktësinë e trenave Intercity nga Stuttgart nëpërmjet Schaffhausenit në Cyrih, shkruan srf.ch.
Duke filluar me ndryshimin e orarit që bëhet në mesin e dhjetorit, çdo tren tjetër i nisur nga Stuttgarti do të përfundojë në Singen, pranë kufirit zviceran. Prej andej, një tren i ri i Deutsche Bahn do të shkojë në Cyrih, transmeton albinfo.ch.
Për ata trena që vazhdojnë të shkojnë drejtpërdrejt në Cyrih, një tren zëvendësues i SBB do të niset nga Schaffhauseni në rast vonesash të konsiderueshme. Kjo zgjidhje është në fuqi për çdo tren Intercity midis Stuttgart dhe Cyrih që nga korriku. Megjithatë, ende nuk është arritur përmirësimi i dëshiruar i situatës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











