Lajme
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt prezantimi i romanit “ë” të autores Jehona Kicaj, një vepër e cila është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin gjerman të librit 2025, një nga vlerësimet më prestigjioze në letërsinë gjermane dhe evropiane, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij hyrëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, vlerësoi lartë krijimtarinë e autores Kicaj, e cila me romanin e saj të parë ka shkruar histori, duke hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për këtë çmim të rëndësishëm – suksesi më i madh i një autoreje me origjinë nga Kosova në hapësirën letrare gjermanishtfolëse.
Gjatë diskutimit, Jehona foli për librin e saj dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen e dhënë nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e këtij promovimi në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Romani “ë” është tashmë një bestseller për të cilin kanë shkruar mediat kryesore gjermane, duke vlerësuar lart stilin, tematikën dhe mënyrën e veçantë të të shkruarit të autores.
Përmes veprës së saj, Jehona Kicaj i ka dhënë zë viktimave të luftës së Kosovës, duke e bërë kujtesën pjesë të pandarë të narrativës së saj letrare. Ajo i jep zë dhe fuqi atyre që kanë vuajtur, duke luftuar kundër harresës dhe heshtjes përballë krimeve serbe ndaj popullatës civile shqiptare.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve kulturore gjermane, të një numri të madh të mërgatës shqiptare, si dhe dashamirësve të letërsisë dhe artit gjerman.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












