Shqipëria
Inteligjence Artificiale nuk zëvendëson mjekët
Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si qytetarët po informoheni për shëndetin, por mjekët apelojnë të kenë kujdes, sepse IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë publikoi një video në një postim në rrjetet sociale, ku mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.
Dr. Dritan Ylli, mjek në Institutin e Shëndetit Publik, tha se “kohët e fundit ka një rritje të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Megjithatë duhet të kemi parasysh që përdorimi i saj nga ana e pacientëve, për këshilla, diagnozë, apo edhe për zgjidhje të problemeve mjekësore, duhet shoqëruar edhe me rrisqet që ka përdorimi IA. Por kujdes mos rrini vetëm tek ai informacion që morët, është e nevojshme gjithmonë këshilla nga një mjek”, shkruan ATSh, transmeton albinfo.ch.
E dyta, theksoi Ylli, ka të bëjë me formulimin e pyetjeve, mënyra si e formulon një pyetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara.
“Çdo gjë ka të bëjë me kontekstin dhe konteksti ka të bëjë me elemente të rëndësishëm si për shembull mosha e personit në fjalë, me prakticitetin e çështjes, mbi kostot etj.”, tha Ylli.
Së fundmi, shtoi Ylli, është gjithmonë e rëndësishme të kemi parasysh se Inteligjenca Artificiale ende është një produkt në përsosje e sipër.
“Është gjithmonë e nevojshme të kemi besim te mjeku, empatia profesionale, njohuritë, përvoja duket se ende janë të pazëvendësueshme, pavarësisht nga artikujt, nga kërkimi shkencor vijon të na informojë në këtë fushë”, tha Ylli.
Dr. Danjela Teferiçi, kardiologe në QSUT, u shpreh se “IA nuk mund ta zëvendësojë kurrë doktorin, është doktori ai që e trajton pacientin në mënyrë specifike. Nuk mund të justifikojë një infarkt akut miokardi që është një urgjencë madhore dhe mund të keqdiagnostikohet si një pneumoni për shembull, apo si një dhimbje stomaku dhe personi vazhdon të rrijë në shtëpi duke pritur që IA t’i gjejë sëmundjen dhe trajtimin”.
Ndërsa dr. Lidra Zikaj, mjeke në Poliklinikën nr. 3 Tiranë, u shpreh se “prindërit nuk duhet të mjaftohen me informacionin që jep interneti apo ChatGPT, por duhet t’i drejtohen pediatrit”.
“Mos merrni barna dhe terapi, mos merrni trajtime, nëpërmjet internetit! Ato duhet t’i konsultoni nëpërmjet mjekut të familjes dhe mjekut specialist. Kujdesi i vërtetë dhe ai personal fillon tek vizita e mjekut”, tha Zikaj.
Ajo i këshillon qytetarët të informohen, por mos të rrezikojnë shëndetin e tyre.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse










