Lajme
Konsullja e Kosovës në Gjenevë viziton ekspozitën e Anjesa Dellovës në Galerinë Fabienne Levy
Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi, së bashku me zëvendëskonsullen Fjolla Hajzeraj, vizituan sot Galerinë Fabienne Levy, ku po ekspozohet punimet e artistes me origjinë nga Kosova, znj. Anjesa Dellova, në ekspozitën e titulluar “Finding Words, Fighting Words”.
Ekspozita përfaqëson një moment të rëndësishëm në karrierën artistike të znj. Dellova, duke sjellë në një harmoni të veçantë trashëgiminë kulturore të Kosovës me praktikën bashkëkohore artistike.
“Krenaria jonë më e madhe është të shohim të rinjtë e diasporës që promovojnë emrin e Kosovës përmes artit, kulturës dhe krijimtarisë së tyre”, u shpreh konsullja Kabashi gjatë vizitës.
Ekspozita është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar dhe tregon ndikimin e artistëve të rinj të diasporës në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













