Foto: Marie Deschenaux
Lajme
Fletudhëtim për në Kosovë (3): Të rinjtë veprojnë!
Në Kosovë pothuajse 2 nga 3 persona janë më të ri se 30 vjeç.
“Kjo duhet të jetë arsyeja pse nuk ka dyqane që nuk ofrojnë vello për martesë kudo!”, vëren studentja e gjimnazit Burier që udhëton me ne. Kjo është arsyeja gjithashtu pse këta të rinj kanë një vetëdije mbresëlënëse të përgjegjësisë që ata kanë për të ndërtuar shtetin e tyre të sotëm, në të cilën ata do të jetojnë nesër.
Këto ishin, pra, fjalët sa i përket mendimit të veprojmë tani. Ora është 11:45, dhe ne kemi harruar urinë tonë ballë etjes së këtyre të rinjve për një Kosovë më të mirë. Ndërsa ata janë të moshës mes 20 dhe 25 vjet, ata tashmë kanë krijuar OJQ-në e tyre të veçantë të mbështetur nga Terre des hommes, për të kuptuar se çfarë janë nevojat e fëmijëve të pakicave dhe se si duhet t’i ndihmojmë ata.
Ndërsa këta të rinj janë rritur kryesisht në familje të varfra, ata kanë vendosur të angazhohen për më të vegjlit. Në vend se të kërkojnë të shkojnë jashtë vendit për të filluar jetën e tyre nga zero, ata organizojnë kampe verore këtu dhe realizojnë video të shkurtra për të shpjeguar rëndësinë e shkollimit. Madje, këta të rinj kanë plan të investojnë të ardhurat e tyre të vogla për të sjellë të mëdhenjtë në bjeshkë. Përtej punës së tyre, ajo që ne na ka befasuar janë fjalët e tyre.
Kur Bajram, Sejhan ose Violeta thonë se kalojnë gjithë kohën e tyre të lirë për bashkëkombësit e tyre të vegjël, ne mund të themi se ata bëjnë një gjë të tillë në një mënyrë aq normale që neve na lë pa fjalë.
“Pse do të bënim ndryshe?”, këto do të ishin fjalët e tyre. Qeveria nuk u jep atyre mbështetjen që meritojnë, ata ende nuk kanë një byro, edhe pse e kërkojnë qe 2 vjet, por pa marrë parasysh, ata mbajnë një besim në bindjet e tyre që mund të lëvizë edhe malet.
Pa humbur durimin
Pas shkëmbimit të adresave në Facebook, bisedave për Zvicrën që ata e njohin mirë dhe ca selfi, ne rikthehemi në autobus. Semira, një nga studentët e gjimnazit Burier, është më e motivuar se kurrë.
“Është e qartë se kjo është zgjidhja. Këta të rinj, të cilët angazhohen na frymëzojnë që të bëjmë të njëjtën gjë, vetëm kështu mund të ndryshohen gjërat!”
Për më tepër, kreu i komunitetit lokal kishte bërë udhëtimin personalisht për të na treguar se sa shumë puna e këtyre të rinjve ka qenë e dobishme në terren. Këta vëllezërit e mëdhenj të rrugëve të Ferizajt kanë kontribuar në rritjen e regjistrimit të fëmijëve në shkollë, në zbritjen e përdorimit të drogës apo alkoolit dhe në krijimin e një dinamike pozitive të përqendruar në shpresë, puna dhe solidaritet. E gjithë kjo para se të festojnë 25- vjetorin e lindjes së tyre. Gjë që premton shumë!
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare
















