Lajme

Fletudhëtim për në Kosovë (4): Vizatojnë rrugë dhe hapin udhë

  • Foto: Marie Deschenaux

  • Foto: Marie Deschenaux

  • Foto: Marie Deschenaux

  • Foto: Marie Deschenaux

  • Foto: Marie Deschenaux

  • Foto: Marie Deschenaux

Dhoma është e vogël, numri i fëmijëve të pranishëm është i madh, ndërsa entuziazmi i tyre vlon. Gjendemi në Fushë-Kosovë, në periferi të mesme të Prishtinës, në një qendër të jetesës për fëmijët e komuniteteve pakicë. “Fëmijët janë shumë krenarë t’ju tregojnë ekspozitën e pikturave të bëra rreth temës së të drejtave dhe detyrave të tyre”, shpjegon kujdestari i tyre i ri, një punonjës i Terre des hommes. Unë ulem pranë veprave të fëmijëve bashkë me studentët e gjimnazit Burier që na shoqërojnë. Artistët fillestarë na hedhin nga një shikim krenar dhe na tregojnë me gishtin e tyre rezultatin e punës së tyre. Përnjëherë, janë ata që do të udhëheqin. Sot ata nuk ardhur për të mësuar, por që të na  përcjellin vizionin e tyre të botës. Me familje të paprivilegjuara, këtyre fëmijëve shpeshherë iu shkon mendja të bëhen lypsarë,  apo pastrues të xhamave të makinave në rrugë, ose të mbledhin kanaçe në vend se të shkojnë në shkollë. Është e rëndësishme që ata të kuptojnë rëndësinë e arsimimit. Mësuesi dhe shkolla janë pra natyrisht tema që shpeshherë trajtohen në pikturat e tyre. Por, ne vërejmë se pothuajse të gjithë fëmijët romë apo ashkali kanë vizatuar rrugë.

Vajtje-ardhje

Unë me naivitet pyes: “Ku ju çojnë të gjitha këto rrugë?” Fëmijët shqetësohen dhe entuziazmohen. Secili prej tyre më jep një përgjigje të ndryshme. Unë nuk i kuptoj fjalët, por dëgjoj pothuajse të gjithë emrat e vendeve fqinje apo evropiane, duke përfshirë edhe Zvicrën, natyrisht. Tutori shpjegon: “Në kohën kur kemi filluar, këto tryeza, ne ishim në një periudhë të fortë të migrimit”. Janë të numërt personat që u është fiksuar ideja të braktisin Kosovën me familjet e tyre, me shpresë se do të gjejnë kushte më të mira në vende të tjera. “Dhe, a ka që janë larguar nga Kosova me të vërtetë”, pyet Yuna, një nga studentët e gjimnazit Burier. Po, disa kanë ikur dhe pastaj janë kthyer me plot zhgënjime. Të tjerë janë zhdukur në të vërtetë, askush nuk e di se ku janë dhe në çfarë kushtesh jetojnë atje.

Rruga më e mahnitshme që këta fëmijë do të mund të vizatonin do të ishte rruga që do t’i çonte deri në fund të studimeve të tyre. Pastaj në Kosovë ata do të kishin mundësinë të ndjekin rrugën e tyre për hartimin e një Kosove më të afërt me atë që ata  paramendojnë të gjejnë në shtetet e tjera ku migrojnë. Por tani për tani, është koha që të përfundojmë hapjen e kësaj ekspozite. Fëmijët ngrihen në këmbë dhe angazhohen në një valle me beat-box. E gjithë kjo në një atmosferë moskokëçarjeje, një ndjenjë që do të duhej t’ju ofrohet edhe në raste të tjera.