Kosova
Shkencëtarja shqiptare në Microsoft në ballinën e revistës së njohur kanadeze
Florida Doçi, shqiptarja që po udhëheq epokën e inteligjencës artificiale në Microsoft
Në numrin më të ri të revistës Whoman Canada, ballina kryesore i është dedikuar Florida Doçit, një grua shqiptare që po formëson të ardhmen e inteligjencës artificiale në Kanada dhe në mbarë botën. Me një përkushtim të thellë ndaj zhvillimit etik të teknologjisë, Florida po dëshmon se inovacioni mund dhe duhet të udhëhiqet nga empatia dhe humanizmi, transmeton albinfo.ch.
Ajo rrëfu se inteligjenca nuk ndërtohet vetëm në kod apo të dhëna, por edhe në dhembshuri, integritet dhe guximin për të ëndërruar përtej kufijve. Pikërisht kjo filozofi e ka bërë një prej zërave të dalluar në fushën e inteligjencës artificiale në Microsoft, ku punon si kërkuese shkencore në zhvillimin dhe implementimin e A.I.-së në mënyrë të përgjegjshme dhe bashkëpunuese.
Florida Doçi është pjesë e brezit të ri të mendjeve krijuese që po ndërthurin teknologjinë me vlerat njerëzore, duke ndikuar në mënyrën si kompanitë e mëdha ndërtojnë produkte që i shërbejnë shoqërisë.
Rruga e saj akademike është po aq mbresëlënëse: ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Windsor-it, ku mori dy diploma, në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike & Bioteknologji. Më pas, përfundoi Masterin në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Ottawa-s, ku aktualisht është në proces të përfundimit të doktoraturës në Shëndetin e Popullatës.
Historia e saj është dëshmi e fuqisë së dijes dhe përkushtimit. Nga auditorët universitarë në Kanada, deri në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, Florida Doçi po frymëzon një brez të ri grash shqiptare që besojnë se mund të ndërtojnë botën e së nesërmes me mendje të hapur dhe zemër të madhe.
Lexoni historinë e saj frymëzuese në Whoman.ca – një reflektim i shkëlqimit, ekuilibrit dhe shpirtit njerëzor pas inovacionit. https://whoman.ca/dr-florida-doci-shaping-canadas-ai-landscape-with-vision-and-expertise/
E-Diaspora
-
Berlin
Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlinit Festivali do të sjellë në Berlin filma të vlerësuar të kinemasë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia... -
Katër nxënës nga Kosova kualifikohen në finalen ndërkombëtare të STEM në Romë -
Milano
Etnik Shala shkëlqen në Milano Fashion Week -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Zvicër
-
Fluturime speciale nga Lindja e Mesme drejt Zvicrës pas tensioneve në rajon Pas krizës në Lindjen e Mesme, avionët nga Dubai dhe Abu Dhabi nisen sërish drejt Zvicrës... -
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran












