Futboll
Abrashi pensionohet nga kuqezinjtë
Abrashi ka luajtur 51 ndeshje për kuqezinjve, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në dy Kampionate Evropiane
Mesfushori luftarak, Amir Abrashi i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë.
Këtë e bëri të ditur të dielën Federata Shqiptare e Futbollit. Abrashi ka luajtur 51 ndeshje për kuqezinjve, ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në dy Kampionate Evropiane.
Në Euro 2016, ai kompletoi të tri ndeshjet e fazës grupore. Ndërkohë në Euro 2024, ishte vetëm rezervist, transmeton albinfo.ch.
35-vjeçari së fundi për Shqipërinë është paraqitur më 16 nëntor të vitit të kaluar në barazimin pa gola me Çekinë. Këtë vit nuk është grumbulluar dhe nuk do të grumbullohet më.
I lindur në Zvicër, mesfushori luftarak luajti për U17, U19 e U21 të Zvicrës. Ishte edhe në përfaqësuesen olimpike të Zvicrës. Në vitin 2013 iu bashkua Shqipërisë, ndërsa e ka një gol në 51 paraqitje. Te Shqipëria debutoi në kohën e Gianni De Biasit.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Evropian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi. Faleminderit Amir!”, ka shkruar FSHF-ja pak para fillimit të ndeshjes me Anglinë.
Abrashi nga viti 2021 është pjesë e Grasshopperit. Te kjo skuadër zvicerane luajti edhe prej vitit 2010 deri në vitin 2015. Ka bërë karrierë edhe te Freiburgu në Gjermani dhe te Baseli e Winterthuri në Zvicër.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026











