Futboll
Futbollisti shqiptar bëhet temë diskutimi në Zvicër, a do t’i bashkohet Kosovës?
“A do ta marrë Kosova nga ne edhe heroin e U17”, shkruan mediumi “20minuten”.
Qendërsulmuesi 17-vjeçar ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në 1/8 e finales së Botërorit U17 në Katar. Me nënshtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe kosovare, Llukes ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa mediumet helvetike shprehin shqetësimin se talenti i ri mund të zgjedhë Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Mediumi i njohur zviceran 20minuten i ka kushtuar të enjten një artikull të gjatë futbollistit të Sionit, me titullin provokues: “A do ta marrë Kosova nga ne edhe heroin e U17?”
Llukes ishte autor i golit të parë në fitoren 3:1 ndaj Irlandës të martën mbrëma dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai tashmë numëron dy gola në këtë Botëror, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Zvicrës U17.
“20minuten” e përshkruan Llukesin si futbollist jashtëzakonisht të gjithanshëm, që mund të luajë si qendërsulmues, 10-sh, 8-sh apo edhe në krah. Vetë lojtari ka zbuluar se idhujt e tij janë Neymar dhe… babai i tij.
Talenti me origjinë kosovare ka luajtur për Sionin që nga fëmijëria, ashtu si kushëriri i tij, Batien Thoma, i cili numëron 157 paraqitje në Superligën zvicerane. Llukes debutoi në Superligë në moshën 16-vjeçare kundër Winterthurit, ndërsa ndeshjen e dytë e pati këtë tetor ndaj Grasshopperit — sfidë që ka marrë edhe vëmendjen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Sipas “20minuten”, FFK-ja tashmë ka kontaktuar me sulmuesin.
Megjithatë, Llukes thekson se për momentin është i fokusuar vetëm te Botërori U17 me Zvicrën.
“Jemi një grup shumë i mirë, jemi rritur së bashku. Tani synimi është Portugalia dhe shpresojmë ta kalojmë edhe këtë pengesë”, ka deklaruar ai.
Zvicra U17 luan të premten në çerekfinale ndaj Portugalisë nga ora 15:45.
Në këtë përfaqësuese aktivizohen edhe disa lojtarë të tjerë me prejardhje shqiptare: Erblin Sadikaj, Miran Sinani, Nico Lazri dhe Leonit Ibraimov.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













