Shqipëria
482 banesa për 1 mijë banorë, Shqipëria me shifrat ndër më të lartat në Evropë
Sipas të dhënave të raportuara, Shqipëria ka 482 banesa për 1,000 banorë, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane dhe ndër më të lartat në raport
Raporti i “Property Index” nga Deloitte paraqet një panoramë të gjerë mbi stokun e banesave në vendet e Evropës, duke treguar ndryshimet e mëdha që ekzistojnë midis tregjeve të ndryshme.
Mesatarja evropiane arrin në 450 banesa për 1,000 banorë, por shumë vende e tejkalojnë ndjeshëm këtë nivel, ndërsa të tjera mbeten dukshëm nën të.
Në këtë kuadër, Shqipëria paraqet një situatë veçanërisht interesante, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të raportuara, Shqipëria ka 482 banesa për 1,000 banorë, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane dhe ndër më të lartat në raport. Ky nivel e vendos vendin mbi shumë ekonomi të zhvilluara evropiane, përfshirë, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin dhe Greqinë.
Për të dytin vit radhazi, Bullgaria kryeson renditjen me stokun më të lartë të banesave për frymë, duke ofruar 672 banesa për 1,000 banorë. Pas saj vijnë Franca (556) dhe Belgjika (490), të dyja duke ruajtur një stok relativisht të lartë banesash krahasuar me mesataren evropiane.
Në anën tjetër, Greqia raporton përsëri stokun më të ulët të banesave për frymë, me vetëm 288 banesa për 1,000 banorë një shifër që mund të pasqyrojë kufizime strukturore dhe ekonomike afatgjata. Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar vijojnë, me përkatësisht 295 dhe 375 banesa për 1,000 banorë.
Ky rezultat tregon se Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm njësish banimi në raport me popullsinë. Kjo lidhet me disa faktorë kryesorë. Së pari, vendi ka një traditë të fortë të pronësisë së banesave, ku familjet zotërojnë shpesh më shumë se një njësi banimi, qoftë për qëllime familjare, qoftë si pasuri për trashëgim. Së dyti, emigracioni i lartë ndër vite ka sjellë një ulje të numrit real të banorëve rezidentë, ndërkohë që shumë banesa mbeten bosh ose përdoren vetëm në mënyrë të pjesshme. Së treti, zhvillimi intensiv i sektorit të ndërtimit, sidomos pas viteve 2000 dhe veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka krijuar një stok të madh banesash të reja që shpesh tejkalon ritmin e rritjes së popullsisë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje











