Lajme
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje
Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj
Trupi i pajetë i influencueses austriake 32-vjeçare, Stefanie Pieper, e zhdukur prej gati një jave nga Graz, është gjetur në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni.
Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj.
Sipas mediave lokale, burri dyshohet se e ka mbytur Pieper-in, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit.
Stefanie Pieper u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë.
I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi.
Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













