Lajme
Cyrih: Sekuestrohen 23 milionë franga të pastruara me Bitcoin
Mbi një miliard franga zvicerane janë pastruar në Bitcoin nëpërmjet platformës së lidhur, me kompjuterin që fshihte origjinën e Bitcoin-eve
Policia në Kantonin e Cyrihut i ka dhënë një goditje pastrimit të parave të kriptomonedhave. Bitcoin me vlerë 23 milionë franga zvicerane janë sekuestruar, raporton zyra e prokurorit publik, transmeton albinfo.ch.
I ashtuquajturi “përzierësi i Bitcoin” operohej nga autorë të panjohur nën emrin “cryptomixer.io” që nga viti 2016. Fondet buronin kryesisht nga transaksione të paligjshme të rrjetit të errët, pagesa ransomware, dyqane mashtruese online, vjedhje kriptomonedhash dhe krime të tjera, shkruan azonline.ch
Një mikser Bitcoin përzien Bitcoin-et e depozituara me Bitcoin-et e përdoruesve të tjerë përmes transaksioneve të shumta për të parandaluar gjurmimin.
Pas muajsh hetimesh, një infrastrukturë e dyshuar serveri u zbulua dhe u mbyll në Kantonin e Cyrihut. Mbi një miliard franga zvicerane janë pastruar në Bitcoin nëpërmjet platformës së lidhur, me kompjuterin që fshihte origjinën e Bitcoin-eve nëpërmjet transaksioneve të shumta të blerjes dhe shitjes.
Fondet e pastra buronin nga krimet dhe aktivitetet e paligjshme.
Nuk dihet ende se kush e kishte operuar dhe përdorur platformën. Hetimet janë duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













