Lajme
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit
Organizatori i festivalit Studio Aktrimi në Zvicër, prej vitesh po ndërton me përkushtim një platformë të qëndrueshme artistike
Edicioni i katërt i Tri Net Film Fest u mbyll të shtunën më 6 dhjetor në sallën e Neues Kino, duke sjellë për tri netë radhazi një program të zgjedhur filmash të shkurtër nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, përfshirë edhe filmbërës nga mërgata shqiptare.
Pavarësisht pjesëmarrjes modeste të publikut në dy netët e para, cilësia e filmave tregoi qartë se kinemaja e shkurtër e rajonit mbetet profesionale dhe e denjë për vëmendje.
Organizatori i festivalit Studio Aktrimi në Zvicër, prej vitesh po ndërton me përkushtim një platformë të qëndrueshme artistike.
Festivali u zhvillua në një moment kur kultura shqiptare në Zvicër po hyn në një fazë pjekurie të re. një hapësirë ku identiteti, arti dhe dialogu ndërkulturor ndërthuren natyrshëm. Përzgjedhja e filmave u drejtua nga kineasti Ben Apolloni, i cili krijoi një program koherent me tematika sociale, qasje bashkëkohore dhe ritme që ftojnë në reflektim; roli i tij si kurator ishte kontribut thelbësor profesional dhe u ndje qartë në cilësinë e edicionit.
Moderimin e festivalit e mbajti aktorja Arjola Demiri, një prani elegante dhe e sigurt, e cila i dha festivalit qartësi komunikimi dhe një ton të matur artistik.
Dy netë me publik të pakët: një realitet që nuk mund të injorohet
Dy netët e para të festivalit u zhvilluan me një piublik të pakët në sallë, një fakt që flet qartë për një sfidë të vazhdueshme kulturore në komunitet. Kjo mungesë pjesëmarrjeje nuk është vetëm çështje numrash, por një pasqyrë e brishtësisë së lidhjes sonë me artin: kinemaja kërkon publik, kërkon praninë dhe ritmin e bashkëbisedimit që lind vetëm kur shikuesit janë aty, fizikisht.
Ky edicion solli, pa e synuar, një thirrje të hapur për vetëdije kulturore: arti nuk mund të lulëzojë pa praninë e publikut. Nata e fundit, e cila solli më shumë spektatorë, dëshmoi se interesimi ekziston, por mbetet i shpërndarë dhe i pakonsoliduar.
14 filmat e programit u vlerësuan nga juriaa profesionale e përbërë nga Isuf Sherifi (poet, përkthyes, aktivist kulturor), Sabri Pajaziti (regjisor, skenarist, menaxher kulture) dhe Burim Haliti (regjisor, skenarist, ligjërues). Juria ndau dy çmime kryesore:

Filmi më i mirë – “Çarçafët” i regjisores shqiptare Evi Gjoni;

Interpretimi më i mirë – aktorja gjermane Devrim Lingnau.

Ndërkohë, Çmimi i Publikut iu dha dokumentarit “Mbijetesa dhe shkolla” të regjisorit Ilir Kabashi, një vepër që trajton me delikatesë rrëfime rezistence dhe edukimi.
“Çarçafët” – një histori suksesi ndërkombëtare
Filmi “Çarçafët”, fitues i çmimit kryesor të jurisë, është tashmë një prej prodhimeve shqiptare më të vlerësuara në skenën ndërkombëtare të filmit të shkurtër, me çmime në: Raindance Film Festival (UK) – çmim për filmin e shkurtër; Paris International Film Awards (Francë) – Best Director; Best Shorts Competition (USA) – Award of Excellence; Florence Film Awards (Itali) – Best Narrative Short; Bucharest ShortCut Cinefest (Rumani) – Special Mention. Kjo seri çmimesh e pozicionon filmin e Evi Gjonit si një zë të fuqishëm, të strukturuar dhe estetikisht të rafinuar në kinemanë bashkëkohore.
Ekipi organizator i Studio Aktrimit – Yllka Zuzaku Mustafa, Xheneta Zuzaku, Avdi Amidi, Ben Apolloni, Sherif Dakaj, Adnan Asllani Ramadan Morina,Veli Genc Berisha etj u vlerësua për profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.
Arti nuk pret
Ky edicion i “Tri Net Film Fest” dëshmoi se arti mbetet i fortë edhe kur salla është thuajse bosh, por po aq qartë dëshmoi se arti nuk mund të pret pafund. Ai kërkon praninë tonë, vëmendjen tonë, angazhimin tonë.
Sfida nuk është mungesa e filmave të mirë; sfida është mungesa e kulturës së pjesëmarrjes. Nëse duam ta kemi artin, duhet të jemi të pranishëm në të.
Festivali u mbyll me performancat festive të Xhaner Gashi dhe Bexhet Sallai.
Si përfundim, ky edicion i Tri Net Film Fest rikujton një të vërtetë të thjeshtë, por thelbësore për çdo komunitet kulturor: arti jeton vetëm kur ne e mbajmë gjallë, dhe shuhet pikërisht atëherë kur ne zgjedhim të mos jemi aty. Përgjegjësia jonë ndaj artit është pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj vetes, ndaj identitetit dhe ndaj brezave që vijnë.
Për albinfo.ch Luljeta Ademi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci















