Kosova
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza dhe nis shpërndarja për familjet në nevojë
Ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur në destinacion dhe ka nisur menjëherë të shpërndahet për familjet në nevojë, ka bërë të ditur të dielën ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në një postim në Facebook.
Ajo ka theksuar se dërgesa, në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.
Ministrja në detyrë ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e saj për mbështetjen ndërkombëtare që mundësoi realizimin e këtij operacioni humanitar. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka shkruar ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C










