Kosova
Më pak kërkesa për azil nga Kosova në BE
Pas liberalizimit të vizave për 29 vendet e zonës Schengen, kishte shqetësime se udhëtimet pa viza mund të sillnin rritje të migrimit të parregullt nga Kosova. Kjo u konfirmua pjesërisht gjatë vitit 2024, kur, sipas të dhënave të Eurostat-it, u shënua rritje e kërkesave për azil.
Megjithatë, në vitin e dytë të zbatimit të këtij regjimi, trendi ka ndryshuar. Edhe pse janari i këtij viti shënoi numrin më të lartë të kërkesave për azil për një fillimvit, në muajt pasues vërehet rënie e ndjeshme. Në disa periudha, numri i azilkërkuesve nga Kosova ka qenë madje më i ulët se para liberalizimit të vizave.
Sipas të dhënave nga ReL, këtë vit është shënuar edhe rënie drastike e numrit të azilkërkuesve nën moshën 14 vjeç, ndërsa dallimi mes burrave dhe grave që kërkojnë azil pothuajse është zhdukur. Kjo shihet si zhvillim pozitiv, pasi rritja e madhe e migrimit do të mund të rrezikonte vetë liberalizimin e vizave.
Bashkimi Evropian ka në dispozicion Mekanizmin e pezullimit të vizave, i cili mund të aktivizohet në rast keqpërdorimesh apo rritjeje të konsiderueshme të migrimit të parregullt. Për më tepër, këtë muaj Këshilli i BE-së e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve të sigurta të origjinës, duke synuar përshpejtimin e kthimit të migrantëve dhe vështirësimin e kërkesave për azil nga qytetarët kosovarë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri Shoqëria Kulturo – Artistike “17 SHKURTI”, është një emër me domethënie të veçantë historike e... -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 Të dhënat e reja qeveritare zbulojnë se, megjithëse më pak të huaj erdhën në Zvicër në... -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun












