Lajme
Arrestohet pronari i “Alba Air” për mashtrim me aviobileta
Pronari i Agjencisë “Alba Air”, Shefki Rramanaj është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, raporton gazeta “Zëri”. Duke cituar burime të saj brenda policisë “Zëri”
raporton Rrahmanaj është arrestuar nën dyshimin për “Mashtrim me aviobileta ndaj bashkatdhetarëve”.
Ditë më parë gazeta “Zëri”, e Prishtinës kishte botuar një informacion sipas të cilit agjencia “Alba Air”, në bashkëpunim me “Dardania Airways” përmes mesazheve telefonike i ka joshur bashkatdhetarët tanë, duke iu ofruar aviobileta me çmime më të ulëta sesa çmimi në treg.
“Por, kur ka ardhur koha për të fluturuar drejt Kosovës, shumica e tyre me orë të tëra kanë mbetur nëpër aeroport, ku janë detyruar edhe një herë të blejnë aviobiletat për të ardhur në vendlindje. I gjithë mashtrimi i pasagjerëve kishte filluar nga fundi i muajit maj, kur pronari i kësaj agjencie “Alba Air”, për ta pasur më të lehtë mashtrimin kishte afruar afër vetes edhe bashkëpunëtorë”, kishte shkruar gazeta “Zëri”.
Lexoni gjithashtu: “Alba Reisen” dhe mashtrimi i radhës me bileta aeroplani
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













