Kosova
Afër numërimit të gjitha votave, LVV me rritjen më të madhe
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë procesuar votat nga 2548 vendvotime nga 2557 sa kanë qenë gjithsej, ose nga 99,65% të vendvotimeve të procesuara, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar rreth 431 mijë e 442 vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar votat edhe nga 4 vendvotime.
Tani të paprocesuara janë edhe 14 vendvotime, prej të cilave në, në Podujevë 3 vendvotime, dhe komunat Rahovec, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Partesh dhe Zubin-Potok nga një vendvotim.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë procesuar votat nga 2548 vendvotime nga 2557 sa kanë qenë gjithsej, ose nga 99,65% të vendvotimeve të procesuara, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar rreth 431 mijë e 442 vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21 për qind ose 183,326 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,57 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 772 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
AAK mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,675 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,71 për qind të votave.
Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka fituar 4.78 për qind.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ-së ka qenë 44.59 %.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Nga vendet e punës në paga: Cilat janë perspektivat për ekonominë e Zvicrës në vitin 2026? Gjendja e ekonomisë zvicerane ndikon, për mirë a për keq, te të gjithë banorët e vendit.... -
Vetëm një e katërta e parlamentarëve zviceranë i deklarojnë plotësisht të ardhurat e tyre -
Ekspertët parashikojnë se franga zvicerane do të mbetet e fortë në vitin 2026 -
Posta zvicerane shpërndau 23 milionë pako në fund të vitit, me një rekord më 2 dhjetor -
Gjykata zvicerane vendos se filmat pornografikë me aktorë të “rinuar” digjitalisht janë të paligjshëm












