Lajme
BE pret formimin e shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë
Bashkimi Evropian u shpreh se pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit arriti fitore të qartë.
Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, theksuan nevojën që qeveria e re të përqendrohet tek reformat e lidhura me procesin e integrimit evropian.
BE-ja vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet, duke e cilësuar si një dëshmi të angazhimit ndaj parimeve demokratike. Ajo i bëri thirrje Kuvendit që të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, duke përfshirë investime mbi 800 milionë euro nga paketa evropiane prej rreth 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.
Dy zyrtarët e BE-së nënvizuan gjithashtu rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Brukseli, duke e cilësuar si rrugën kryesore për përparim drejt BE-së. Sipas marrëveshjes së vitit 2023, palët duhet të respektojnë detyrimet për normalizim, përfshirë të drejtat e komunitetit serb dhe njohjen e simboleve shtetërore.
E-Diaspora
-
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” Intervistë, portret mbi lidershipin femëror, decentralizimin dhe integritetin profesional... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues
Jeta në Zvicër
-
Shumë sfida e presin shefin e ri të ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos Shefi i ri i ushtrisë, Benedikt Roos, do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar. Nga... -
Karin Keller-Sutter mbyll një vit të trazuar presidencial -
Kantoni i Vaudit rrit ndjeshëm taksat për automjetet më ndotëse -
Medikamentet për gripin: Zbuloni diferencat e çmimeve midis Gjermanisë dhe Zvicrës -
1420 të huaj marrin përfitime plotësuese pa pension












