Lajme
Të rinjtë më së shpeshti e teprojnë me alkool gjatë festave, mjekët apelojnë për kujdes
Të rinjtë janë grupmosha që më së shpeshti e tepron me konsumimin e alkoolit gjatë festave, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes dhe përgjegjësi. Antoni Parakeov, udhëheqës i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Kavadar, konfirmoi për MIA se më së shpeshti të rinjtë dehen dhe përdorin substanca psikoaktive para dhe gjatë natës së Vitit të Ri.
Ai sqaroi se rreth 95 për qind e rasteve të dehjeve akute ndodhin gjatë fundjavave dhe festave, pra në ditë jo pune.
“Numri më i madh i ndërhyrjeve është te të miturit që nuk dinë të konsumojnë me masë. Pikërisht gjatë festave alkooli u bëhet i qasshëm dhe atëherë kemi më shumë punë. Gjatë natës së Vitit të Ri dhe festave të fundvitit, më së shumti dehen të miturit, sepse gjatë festave kanë më shumë mundësi kontakti me alkoolin. Praktika shumëvjeçare tregon se pikërisht në këto periudha ka më shumë ndërhyrje,” theksoi Parakeov.
Sipas tij, rastet e dehjeve kronike dhe problemet me persona të regjistruar si të varur nga narkotikët ndodhin si në ditë pune, ashtu edhe në ditë jo pune.
“Te personat e varur nga droga, rreth 90 për qind janë meshkuj. Edhe te alkoolizmi dominojnë meshkujt. Megjithatë, vërehet një tendencë rritjeje te gratë e rritura, si dhe te vajzat. Gratë, pas dehjeve akute, shpesh kalojnë në alkoolizëm kronik. Kohët e fundit kemi regjistruar rritje të diagnozës së alkoolizmit kronik te gratë, si dhe një rritje të lehtë të rasteve të dehjeve akute te vajzat e mitura,” zbuloi Parakeov.
Kontrolli nga ana e policisë, sipas autoriteteve, është i vazhdueshëm dhe realizohet çdo ditë.
“Gjatë festave zbatohen aktivitete të intensifikuara, megjithëse masat për zbulimin dhe sanksionimin e personave nën ndikimin e alkoolit apo drogës merren çdo ditë dhe nuk kufizohen vetëm në periudhat festive. Në kuadër të sigurisë në komunikacion, zyrtarët policorë kryejnë kontrolle të shpeshta në terren për zbulimin e kundërvajtjeve dhe veprave penale që lidhen me alkoolin dhe drogën, si probleme kyçe në këtë fushë. Në këtë drejtim, SPB – Veles gjatë kësaj periudhe realizon edhe një numër të shtuar aktivitetesh parandaluese dhe edukuese për qytetarët,” njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
Autoritetet edhe një herë apeluan tek të gjithë qytetarët që të festojnë me përgjegjësi, për hir të sigurisë personale dhe kolektive, të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi dhe çdo shkelje ta raportojnë në stacionet policore.
E-Diaspora
-
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG " Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura, në fakt gjithçka... -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Rritjet e çmimeve në 2026: Sigurimet shëndetësore dhe transporti publik do të shtrenjtohen, energjia elektrike do të bëhet më e lirë Në vitin e ardhshëm, primet e sigurimeve shëndetësore dhe disa shpenzime të përditshme do të rriten,... -
Rinesa Krasniqi nis një hap të ri në karrierë brenda Policisë së Lucernit -
Vizitorët amerikanë dynden në pistat e skive zvicerane -
Vendet më të mira në Zvicër për të parë fishekzjarrët e Vitit të Ri -
Mungesa e strehimit është shqetësimi më i madh për banorët e Cyrihut












