Lajme
Dëgjohen shpërthime në kryeqytetin e Venezuelës, njerëzit të alarmuar dalin në rrugë
SHBA qëndron pas sulmeve në Venezuelë, konfirmon zyrtari amerikan
Shpërthime, zhurma të forta dhe avionë që fluturonin në lartësi të ulët janë dëgjuar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ndërsa një pjesë jugore e qytetit mbeti pa energji elektrike, sipas raportimeve dhe dëshmive të banorëve, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i shpërthimeve nuk dihet qartë aktualisht.
Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 2:00 të mëngjesit me orën lokale dhe njerëz në lagje të ndryshme dolën me nxitim në rrugë, raporton agjencia Associated Press.
Ndërkohë, SHBA-të po kryejnë sulme ajrore ndaj Venezuelës, ka njoftuar një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme.
As Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni ende nuk kanë komentuar mbi raportet.
Ndryshe, tani po publikohen imazhe të shpërthimeve në Karakas, të bëra nga banorët vendas.
Dëshmitarët okularë raportuan tym që ngrihej nga hangari i një baze ushtarake.
Punonjësja e zyrës, Carmen Hidalgo, tha: “I gjithë vendi u drodh. Kjo është e tmerrshme. Dëgjuam shpërthime dhe zhurma aeroplanësh në distancë.”
E-Diaspora
-
Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës kryesisht po zhvillohet normalisht, me pritje të shkurtra prej 3... -
Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova doktoron në SHBA me studim mbi krimet e luftës -
Gjermani
Shkolla Shqipe në Bavari përfaqëson shqipen mes shumë shkollave në Mynih -
Austri
Diellëza Turkaj, një shembull përkushtimi në drejtimin e SHKA “17 Shkurti”
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen regjistron 23 vjedhje gjatë festave Policia kantonale e St. Gallen ka regjistruar disa vjedhje gjatë periudhës së festave dhe në fillim... -
Identifikohen të gjitha viktimat e tragjedisë në Crans Montana -
Rreth njëzet shkolla të prekur në kantonin e Vaud nga tragjedia e Crans Montanës -
Trafiku hekurudhor i kufizuar në linjën Gjenevë–Lozanë -
Këshilli Federal dëshiron projekt: A do të vendosë së shpejti inteligjenca artificiale se kush merr azil?













