Shqipëria
Situata kritike nga përmbytjet në Shqipëri
Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në Shqipëri, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme
Më e goditura nga përmbytjet është Gjirokastra. 70 biznese, shumë shtëpi dhe automjete janë shkatërruar në lagjen “18 shtatori”.
Pamjet gati apokaliptike me masive inertesh dhe gurësh në rrugë e dyqane janë pasojë e vërshimeve masive të lumenjve dhe përrenjve, transmeton albinfo.ch.
Të paktën 800 banesa të përmbytura dhe 304 persona të evakuuar, është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës. Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, situata në Durrës duket më e qetë, por mbetet problematike gjendja në disa zona të qytetit, kryesisht në periferi. Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike. Oborri dhe kati i parë i godinës ka prani të lartë uji. Mësimi nuk po zhvillohet as sot në disa shkolla oborret e të cilave janë nën ujë.
Gjatë natës në Lezhë pati më pak reshje, por sot situata paraqitet më problematike në Laç. Disa familje janë evakuar dhe shumë shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 7.2 metra mbi nivelin e detit dhe po i afrohet pikës kritike. Raportohet të ketë dalë nga shtrati në zonën e pazarit pranë urës së Mifolit.
Situata paraqitet mjaft e rëndë në disa zona të thella të Bashkisë Kukës, ku një numër i madh fshatrash vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjeve masive të dherave. Gjendja më serioze raportohet në njësinë administrative Zapot, ku të tre rrugët që lidhin këtë zonë me qytetin e Kukësit janë bllokuar plotësisht.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se procesi i votimit fizik për qytetarët... -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian Forcat e Armatosura të Zvicrës do të angazhojnë rreth 4,000 ushtarë për të mbështetur operacionet e... -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve












