Lajme
Miratohet për herë të parë antidoti kundër ricinës, helmit të rrezikshëm të terrorizmit biologjik
Kompania biofarmaceutike Fabentech me bazë në Lyon ka marrë lejen për tregtim të antidotit të saj Ricimed, kundër helmimit nga ricina, një substancë natyrale me rrezik të lartë për terrorizëm biologjik. Ky është një hap i parë botëror, pasi deri tani nuk ekzistonte asnjë trajtim efektiv.
Trajtimi punon me antitrupa policlonalë dhe neutralizon ricinën para se të shkaktojë dëme të pakthyeshme. Fabentech thotë se teknologjia mund të përdoret edhe për toksina dhe viruse të tjera, duke siguruar një “mburojë shëndetësore europiane” kundër kërcënimeve biologjike, transmeton albinfo.ch.
Kompania, e themeluar në 2009 dhe e mbështetur financiarisht nga Forcat e Armatosura franceze dhe programi HERA i BE-së, ka nënshkruar tashmë kontrata disa-vjeçare me vende të ndryshme evropiane.
Ricina është përdorur më parë edhe për atentate politike, si në rastin e disidentit bullgar Georgi Markov në vitin 1978.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
Përse në COOP mungojnë bananet? Bananet aktualisht nuk janë të disponueshme në sasitë e zakonshme në Coop. Cila është arsyeja!... -
“Më dhuro një tregim” në gjuhën shqipe -
Ish polici akuzohet se ka vjedhur 500 mijë franga nga matësit e parkimit -
Glarus: Një shqiptar dhe një rumune arrestohen për trafikim droge -
Zvicër: Mbi 400 të infektuar me virusin Chikungunya












